2020-06-19 20:07:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 17 qershor, BE-ja kërkoi në mënyrë të hapur mendime për librin e bardhë mbi subvencionet e mallrave nga jashtë, për të marrë masa mbi "ndikimet e shtrembëruara nga subvencione të jashtme ndaj tregut të BE-së".
Analistët janë të mendimit që ky libër i bardhë fokusohet te blerjet nga kompanitë kineze në tregun e BE-së dhe synon përballimin me të ashtuquajturën "konkurrencë jo e barabartë nga Kina".
Në fakt, Europa është viktima kryesore nga masat kundër subvencioneve të shkaktuara nga konkurrenca mes fuqive të mëdha. Si një simbol i rëndësishëm për industrinë europiane, niveli i shitjes i Airbus ka shënuar rritje të vrullshme qysh nga viti 2003, duke kaluar atë të Boeing-ut. Në vitin 2004, për këtë çështje, ShBA-ja ngriti padi në OBT dhe BE-ja reagoi, duke akuzuar që ShBA-ja se kishte ofruar subvencione të paligjshme për Boeing. Të dyja palët kanë bërë një "luftë" të gjatë dhe në vitin 2018, OBT-ja gjykoi që BE-ja ka dhënë subvencione të paligjshme për Airbus.
Si vendi më i madh në zhvillim, Kina mban qëndrim të qartë për subvencionet. Masat e Kinës në këtë drejtim janë kryesisht për të nxitur mbrojtjen e mjedisit dhe kursimit të energjisë, studimet teknologjike, kërkim dhe rinovim, si edhe rregullime strukturore në ndërmarrjet. Kjo përshtatet me rregullat e OBT-së si dhe konceptin e zhvillimit të gjelbër të BE-së.
Padyshim, heqja e pengesave tregtare dhe krijimi i një mjedisi të mirë biznesi është përgjegjësia e përbashkët e Kinës dhe BE-së. Kina dhe BE-ja ndajnë qëndrime të ngjashme për multilateralizmin dhe globalizmin dhe kanë një hapësirë më të gjerë bashkëpunimi. Në këtë periudhë, bisedimet dypalëshe për marrëveshjen e investimeve dypalëshe janë një faktor i mirë për nxitjen e përfitimeve dypalëshe.