2020-06-18 11:18:59 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Kina dhe India kanë rënë dakord të ruajnë paqen në kufirin mes tyre.
Ministrat e jashtëm të të dy vendeve zhvilluan bisedime telefonike, pas një konflikti të ashpër fizik midis rojave kufitare të të dy vendeve në rajonin e luginës Galwan të hënën.
Kjo ngjarje ndodhi brenda më pak se dhjetë ditësh pasi dy palët arritën një konsensus për zbutjen e tensionit në një takim në nivel komandantësh.
Kina i ka akuzuar forcat e armatosura indiane për shkeljen e këtij konsensusi, duke kaluar në mënyrë të paligjshme vijën kufitare dhe duke sulmuar ushtarët kinezë.
Kryediplomati kinez i kërkoi homologut indian që India të zhvillojë një hetim të plotë mbi këtë incident, të disiplinojë trupat e saj në vijën e frontit dhe të ndalojë menjëherë veprimet provokuese.
(Zhang Yan)