Kompanitë amerikane lejohen të punojnë me "Huawei"-n për standardet e 5G-së

2020-06-18 10:34:53 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së ka njoftuar se do t'i lejojë kompanitë amerikane të punojnë me firmën kineze të teknologjisë "Huawei" për vendosjen e standardeve për rrjetet e telekomit 5G.

Kompanive amerikane u është kërkuar të marrin një leje të veçantë nga Departamenti i Tregtisë për të pasur marrëdhënie biznesi me "Huawei"-n dhe degët e tij, që kur gjiganti kinez i teknologjisë u vendos në listën e subjekteve të ShBA-së në maj të vitit të kaluar.

Por ndryshimi i rregullit i lejon këto kompani t'ia paraqesin teknologjitë amerikane "Huawei"-t pa leje, nëse kjo bëhet për qëllimin e zhvillimit të standardeve 5G.

Kompania "Huawei" e ka mirëpritur vendimin, duke thënë se do të vazhdojë të zhvillojë diskutime të sinqerta me homologet e veta, përfshirë ato në ShBA.

Mrekulli
Lajmet Kryesore