2020-06-18 21:06:16 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Videokonferenca e bashkëpunimit të lartë ndërkombëtar nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" u mbajt me sukses më 18 qershor në Pekin.
Në mesazhin drejtuar ngjarjes, presidenti i Kinës Xi Jinping nënvizoi se Kina zbaton gjithnjë politikën e zhvillimit paqësor dhe këmbëngul te përfitimet e përbashkëta.
"Jemi të gatshëm të punojmë bashkë me partnerët dhe ta bëjmë 'Një brez, një rrugë' një rrugë bashkëpunimi, një rrugë shëndetësie, një rrugë mëkëmbjeje dhe një rrugë rritjeje, ku çlirohet potenciali i zhvillimit. Nëpërmjet ndërtimit të përbashkët "Një brez, një rrugë", do të nxisim ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit," tha presidenti Xi.