2020-06-18 20:40:53 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 17 qershor, ShBA-ja nënshkroi ligjin e saj për "Projektligjin e të Drejtave të Njeriut të Ujgurëve 2020", duke përbaltur në mënyrë të hapur gjendjen humanitare në rajonin kinez të Xinjiang-ut dhe duke sulmuar me keqdashësi politikat dhe masat e qeverisë kineze për menaxhimin e gjendjes në Xinjiang.
Të gjithë e dinë që problemet në rajonin e Xinjiang-ut nuk kanë të bëjnë aspak me të drejtat e njeriut, kombësinë dhe fenë, por me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Nga viti 1990 deri në fund të vitit 2016, në Xinjiang kanë ndodhur mijëra sulme terroriste. Në këto kushte serioze, masat kundër dhunës terroriste janë jo vetëm në përputhje me ligjin kinez, por gjithashtu janë një zbatimi konkret i propozimeve ndërkombëtare anti-terroriste, si "Strategjia globale anti-terroriste e OKB-së" dhe "Programi i veprimeve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm", etj., çka kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për veprimet anti-terroriste të botës.
Veprimet e ShBA-së kanë zbuluar më tej orvatjet e disa politikanëve amerikanë, që tentojnë të ushtrojnë presion ndaj Kinës, duke provokuar kundërshtime të ashpra.
Terrorizmi është armik i përbashkët i njerëzimit. Në kohën e vështirë kundër epidemisë, Kina dhe ShBA-ja duhet të qëndronin bashkë. Por e vërteta është që disa politikanë amerikanë, për hir të interesave të tyre politike, po shkatërrojnë bashkëpunimin, stabilitetin dhe zhvillimin e botës, kjo gjë është në dëm jo vetëm të të tjerëve, por edhe të vetes!
Çështjet e Xinjiang-ut janë krejtësisht punë të brendshme të Kinës. Populli kinez kurrë nuk u frikësohet veprimeve keqdashëse dhe presioneve të jashtme. Nëse ShBA-ja pretendon të ndërhyjë në çështjet e Xinjiang-ut, ajo në fund do të shijojë frytet e hidhura të vetëkrijuara!