CMG-ja: Kina bën thirrje për një drejtim të qartë në luftën antiepidemike ndërkombëtare

2020-06-18 20:10:17 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping drejtoi samitin e posaçëm Kinë-Afrikë kundër epidemisë. Në fjalimin e tij të rastit, kreu kinez theksoi rëndësinë e luftimit të epidemisë me vullnet të vendosur, bëri thirrje për nxitjen me vendosmëri të bashkëpunimit Kinë-Afrikë, të zbatohet multilateralizmi, të nxitet miqësia kino-afrikane dhe të krijohet bashkërisht komuniteti i fateve të përbashkëta i shëndetësisë dhe një komunitet më i ngushtë me fatesh të përbashkët Kinë-Afrikë.

Propozimet e presidentit Xi lëshojnë një sinjal të fortë, duke caktuar një drejtim të qartë për bashkëpunim konkret Kinë-Afrikë në gjendjen epidemike dhe duke injektuar energji të madhe pozitive për bashkëpunimin ndërkombëtar anti-epidemik.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar nga samiti, Kina dhe Afrika kanë arritur 7 mendime unanime. Ndër to, Afrika vlerëson lart masat e vendosura për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Ndërkohë, Afrika shprehu mbështetje të fortë për Kinën mbi çështjet e Tajvanit dhe Hong-Kongut, duke përkrahur përpjekjet e Kinës për ruajtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong.

Kina shprehu mbështetjen e saj për vendet afrikane që ta kërkojnë rrugën e zhvillimit që përshtatet me gjendjen e vetë vendeve dhe kundërshton ndërhyrjet e jashtme në punët e brendshme të Afrikës. Kjo tregon besimin e lartë politik mes Kinës dhe Afrikës dhe ka mposhtur orvajtjet që tentojnë të prishin marrëdhëniet Kinë-Afrikë duke shfrytëzuar epideminë.

Megjithëse lufta antiepidemike po vazhdon, përvoja ka treguar që në këtë periudhë plot me paqëndrueshmëri, Kina është partneri më i besueshëm i Afrikës. Në darën e testimit të vështirë nga epidemia, miqësia mes Kinës dhe Afrikës do të forcohet më tej. Siç theksoi dhe presidenti Xi Jinping, "njerëzimi do të triumfojë ndaj epidemisë, populli kinez dhe popujt e Afrikës do të gëzojnë në fund një jetë më të bukur".

Mrekulli
Lajmet Kryesore