2020-06-18 19:50:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 16 qershor, zëdhënësi i zonës luftarake të Kinës Perëndimore, Zhang Shuili publikoi një deklaratë për konfliktet mes Kinës dhe Indisë në luginën Galwan. Në këtë deklaratë, Kina i bën thirrje Indisë të ndalojë menjëherë veprimet provokuese dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës i bëri thirrje Indisë që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.
Në këtë deklaratë, thuhet që ushtria indiane ka kaluar kufirin dypalësh dhe ka provokuar, duke shkaktuar përplasje të ashpër fizike mes dy ushtrive, çka ka shkaktuar të plagosur dhe të vdekur. Kina gëzon sovranitetin e zonës së luginës Galwan.
Sipas deklaratës, trupat kufitare të Indisë kanë shkelur rëndë marrëveshjen mes Kinës dhe Indisë për çështjet kufitare si dhe nuk kanë respektuar konsensusin dypalësh në nivel komandantësh duke dëmtuar marrëdhëniet mes dy ushtrive dhe dy popujve.
Zëdhënësi i MPJ-së kineze Zhao Lijian tha se ushtria indiane ka kaluar dy herë kufirin dypalësh dhe ka provokuar duke sulmuar shtetasit kinezë, gjë që ka çuar në përleshje të ashpra mes dy ushtrive. Kina ka paraqitur një notë proteste për këtë çështje, duke i bërë thirrje Indisë që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.
Ambasadorja e Pakistanit në Kinë, Naghmana Alamgir Hashmi reagoi pas kësaj ngjarjeje duke thënë se veprimet e Indisë vijnë për shkak se qeveria indiane po përpiqet të anashkalojë problemet e brendshme.
"India po mundohet të provokojë një vend fqinj më të fuqishëm. India po bën provokime të pandërprera ndaj të gjitha vendeve fqinje. India ka mosmarrëveshje me të gjitha vendet fqinje, ndërsa Kina nuk ka konflikte me asnjë nga vendet fqinje, përveç Indisë," tha ajo.
Kjo lidhet edhe me gjendjen politike të Indisë, COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit, ekonomia është në kolaps dhe shoqëria indiane është në prag të shembjes.