Ndërhyrja e ShBA-së në çështjet e brendshme të Kinës bie ndesh me Ligjin Ndërkombëtar

2020-06-18 19:48:35 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten, Komisioni i Çështjeve të Jashtme pranë Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës publikoi një deklaratë mbi nënshkrimin e ShBA-së të "Projektligjit të Politikave të të Drejtave të Njeriut të Ujgurëve 2020" si ligj të sajin.

Në deklaratë thuhet:

Më 17 qershor, ShBA-ja injoroi pakënaqësinë serioze të palës kineze, duke nënshkruar si ligj "Projektligjin e të Drejtave të Njeriut të Ujgurve 2020". Ky veprim ka ndërhyrë brutalisht në punët e brendshme të Kinës, duke shkelur rëndë Ligjin Ndërkombëtar dhe rregullat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për këtë AKP-ja ka shprehu dënim të ashpër dhe kundërshtim të vendosur.

Problemet në rajonin e Xinjiang-ut nuk kanë të bëjnë aspak me të drejtat e njeriut, kombësinë dhe fenë, por me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

ShBA-ja vetë është viktimë e terrorizmit, prandaj ajo duhet të mbështesë masat anti-terroriste të Kinës. Ndërsa SHBA-ja shfrytëzon të drejtat e njeriut për të bërë sulme keqdashëse ndaj përpjekjeve të Kinës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, me synimin e dëmtimit të stabilitetit në Xinjiang. Ky është një standard i dyfishtë në çështjet anti-terroriste.

Çështjet mbi rajonin e Xinjiang-ut janë punë të brendshme të Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Kina ka vullnet të vendosur për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të vendit dhe i bën thirrje ShBA-në të heqë menjëherë dorë nga ndërhyrjet mbi çështjet e brendshme të Kinës dhe të ndalojë veprimet e gabuara që dëmtojnë rëndë marrëdhëniet Kinë-ShBA.

ShBA-ja, nën maskën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, po orvatet të dëmtojë mbrothësinë dhe stabilitetin në Xinjiang si dhe të minojë unitetin e kombit kinez. Ky është një plan i gabuar, sepse populli kinez nuk u frikësohet veprimeve keqdashëse dhe presioneve të jashtme. Ky plan vetëm sa do të bashkojë më shumë kombësitë e ndryshme të Kinës, të cilat do të vazhdojnë të luftojnë fuqimisht terrorizmin dhe do të mbrojnë stabilitetin në rajonin e Xinjiang-ut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore