2020-06-18 17:40:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të martën dhe të mërkurën sipas kohës vendore të Hawaii-t, diplomati i lartë kinez Yang Jiechi zhvilloi një dialog me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo me kërkesën e këtij të fundit.
Yang, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, pati shkëmbime të thella me Pompeo-n mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA si dhe çështjet globale dhe rajonale me interes të përbashkët.
Dy palët qartësuan plotësisht qëndrimet e tyre përkatëse dhe vlerësuan se dialogu ishte konstruktiv.
Ata ranë dakord të ndërmarrin veprime për të zbatuar me seriozitet konsensusin e arritur nga krerët e shteteve të dy vendeve dhe për të mbajtur kontakte dhe komunikim. (Albana)