Bashkëpunimi Kinë-Afrikë dhe prirja globale e zhvillimit nën ndikimin e epidemisë

2020-06-17 12:04:20 CRI Komenti juaj Printoni

Autor: Profesor Moustapha Kassé, dekan i Shkollës së Ekonomisë dhe Menaxhimit pranë Universitetit të Dakarit, fitues i Medaljes Kombëtare dhe i Medaljes Akademike të Nderit të Senegalit

Bota po përballet me një pandemi, dhe po përjeton gjithashtu një sfidë të pashembullt ekonomike. Kjo krizë globale e shëndetit publik ka tronditur shumë ekonominë, financat, prodhimin dhe jetën shoqërore të vendeve të ndryshme në mbarë botën, duke shkaktuar ndikime e efekte negative të pallogaritshme.

Masat e karantinës kanë zvogëluar ndjeshëm qarkullimin e njerëzve, mallrave e kapitalit dhe jeta shoqërore është ndërprerë plotësisht. Sidoqoftë, kjo krizë globale e shëndetit publik nënvizon gjithashtu pozicionin e rëndësishëm të Kinës në procesin e globalizmit. Vlera e shtuar e industrisë prodhuese të Kinës përbën 30 % të vëllimit të përgjithshëm global dhe Kina zë një pjesë të madhe në zinxhirin e furnizimit dhe tregjet e mallrave. Në fushat e tregtisë së mallrave e të shërbimeve, të qarkullimit të kapitaleve dhe të transferimit të teknologjisë, Kina është bërë partnerja kryesore e Afrikës. Më shumë se 10 mijë ndërmarrje kineze janë aktive në shumë fusha në vendet afrikane, duke luajtur një rol aktiv në krijimin e pasurisë dhe vendeve të punës. Kina është bërë destinacioni i dytë më i madh për studentët afrikanë jashtë vendit, dhe ka dhënë gjithashtu kontribute të rëndësishme në kultivimin e talenteve për vendet afrikane.

Gjatë kësaj krize globale të shëndetit publik, nën udhëheqjen e partisë së saj të fortë qeverisëse dhe duke u mbështetur në sistemin e vet kombëtar, Kina ka shfrytëzuar plotësisht karakteristikat e sistemit të saj politik, duke i treguar të gjithë botës mënyrën e veçantë qeverisëse. Për të mbështetur luftën kundër epidemisë në vende të ndryshme të botës, Kina ka ndarë në mënyrë aktive përvojën e parandalimit e kontrollit dhe të trajtimit mjekësor, ka nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër epidemisë, ka dërguar grupe ekspertësh mjekësorë në shumë vende dhe ka ofruar pajisje mjekësore e ndihmë financiare.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore