Wuhan, asnjë rast asimptomatik i COVID-19

2020-06-17 11:48:19 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni shëndetësor i Wuhan-it thotë se qyteti dikur i goditur rëndë nga pandemia e COVID-19 nuk ka tani asnjë rast asimptomatik.

Tre rastet e fundit asimptomatike në qytet u hoqën nga vëzhgimi mjekësor pas testeve të acidit nukleik që dolën negative.

Gjithashtu, nuk ka më as kontakte të ngushta nën vëzhgim.

Në Wuhan u raportuan 300 infeksione asimptomatike dhe mbi 1100 kontakte të ngushta gjatë një testimi të acidit nukleik në mbarë qytetin.

Komisioni shëndetësor thotë se asnjë nga mbartësit nuk u zbulua se kishte infektuar të tjerët.

Në Wuhan nuk ka asnjë rast të konfirmuar ose të dyshuar me COVID-19 që nga e hëna.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore