2020-06-17 11:02:18 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Presidenti kinez Xi JInping ka diskutuar mënyrat për të forcuar bashkëpunimin për luftën kundër COVID-19 gjatë bisedimeve të veçanta telefonike me homologët e tij nga Taxhikistani dhe Ekuadori.
Xi Jinping-u u bëri thirrje Kinës dhe Taxhikistanit të bashkërendojnë përpjekjet për të frenuar epideminë, të promovojnë tregtinë dypalëshe dhe të sigurojnë zbatimin e projekteve kryesore në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë".
Ai tha po ashtu se Kina do të bëjë çmos për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të nxitur bashkëpunimin me Ekuadorin në fusha të tilla si vaksinat dhe studimi e prodhimi i ilaçeve.(Vera)