2020-06-17 10:42:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Pekini do të forcojë kontrollin mbi udhëtarët që hyjnë e dalin nga qyteti, pas rritjes së nivelit të reagimit emergjent lidhur me COVID-19.
Zv.sekretarja e përgjithshme e Bashkisë së Pekinit Chen Bei u shpreh:
"Ata që vijnë në Pekin nga jashtë, duhet të karantinohen dhe të bëjnë një test të acidit nukleik. Atyre që jetojnë në zona me rrezik të mesëm ose të lartë, ose që kanë vizituar kohët e fundit tregun e shitjes me shumicë 'Xinfadi', u ndalohet të largohen nga Pekini."
Ajo shtoi se atyre që duhet të ikin nga qyteti, duhet t'u ketë dalë negativ testi i acidit nukleik i bërë brenda shtatë ditëve.
Edhe udhëtimet turistike ndërprovinciale në grupe do të pezullohen.
Chen tha se mësimet do të zhvillohen në internet për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa studentët nuk do të kthehen në universitete.
Ajo tha gjithashtu se bizneset nuk ka nevojë të mbyllen, por do të nxitet puna në largësi.
Shpërthimi i fundit e virusit ka prekur nëntë distrikte dhe 28 lagje në Pekin.
Njëzet e shtatë prej këtyre lagjeve janë klasifikuar si zona me rrezik të mesëm, dhe një me rrezik të lartë.