Pekin, janë kryer 356 mijë testime të acidit nukleik

2020-06-17 21:43:41 CRI Komenti juaj Printoni

Prej 13 qershorit, Pekini ka kryer 356 mijë testime të acidit nukleik për të ekzaminuar rastet e reja, bënë të ditur autoritetet e kryeqytetit në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Zv/drejtorja e Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të Pekinit, Pang Xinghuo tha:

"Deri tani, pjesa dërrmuese e 137 rasteve të konfirmuara kanë lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me shitësit apo blerësit në tregun ushqimor me shumicë 'Xinfadi'. Sipas analizës fillestare, ky raund i shpërthimit është shkaktuar nga transmetimi midis njerëzve ose infektimi nga sendet e ndotura. Ndër rasteve të tanishme të konfirmuara, 95 për qind janë me simptoma të zakonshme ose të lehta."

Pang shtoi se duke marrë parasysh se të gjitha rastet e para kanë lidhje epidemiologjike me tregun "Xinfadi" dhe duke iu referuar grafikut të përhapjes së kësaj epidemie, mund të thuhet se ky raund shpërthimi është kapur në fazën fillestare.

"Kjo do të thotë se gjendja epidemike në Pekin është ende në periudhën e rritjes. Tregu 'Xinfadi' është pazari më i madh i tregtimit të produkteve bujqësore e blegtorale në Pekin, me logjistikë të zhvilluar dhe me shumë njerëz, prandaj ka rreziqe të mëdha të përhapjes së virusit dhe është vështirë të kontrollohet. Pra, nuk përjashtohet mundësia që numri i rasteve të konfirmuara do të vazhdojë të rritet brenda një kohe të konsiderueshme."

Për të kontrolluar dhe këputur zinxhirin e infektimit, Bashkia e Pekinit po organizon testimin masiv të acidit nukleik.

Zyrtari i Bashkisë së Pekinit për karantinën dhe testimin, Zhang Qiang tha:

"Në bazë të parimit 'testimi i të gjithë atyre që duhet testuar', Pekini po organizon testimin unik dhe të përqendrueshëm për personat e gjashtë kategorive, si personat në tregjet e lagjet e banimit me rastet e konfirmuara, banorët e përhershëm në rrugët dhe zonat me rrezik të lartë dhe të mesëm, punonjësit e shëndetësisë, ata që merren me sektorin e shërbimeve, nxënësit dhe mësuesit e shkollave si dhe punonjësit që marrin pjesë në punët e kontrollit në zonat e rrezikshme."

Aktualisht në Pekin, mund të kryhen 400 mijë testime në ditë dhe kapaciteti ditor do të shtohet më tej në ditë të ardhshme. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore