Nis Samiti i Jashtëzakonshëm Kinë-Afrikë mbi Solidaritetin kundër COVID-19, kryesuar nga Xi Jinping

2020-06-17 21:35:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping kryesoi Samitin e Jashtëzakonshëm Kinë-Afrikë mbi Solidaritetin kundër COVID-19 në Pekin.

Samiti, i mbajtur përmes lidhjes me video, u propozua bashkërisht nga Kina dhe Afrika e Jugut, e cila mban kryesimin e radhës së Bashkimit Afrikan si dhe nga Senegali, bashkë-kryesues i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë.

Në këtë video-samit morën pjesë udhëheqësit e vendeve afrikane, mes të cilëve Anëtarë të Asamblesë së Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Bashkimit Afrikan, të disa organizatave të mëdha nën-rajonale afrikane dhe kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ishin gjithashtu pjesë e mbledhjes si të ftuar specialë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore