2020-06-17 21:23:14 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Në vitin 2019, regjistrimet vjetore të kompanive kineze të transmetimit të drejtpërdrejtë arritën në 5684, një rritje mbi 17-fish në krahasim me një dhjetëvjeçar më parë, sipas të dhënave të lëshuara nga Qcc.com, një platformë e sistemit të kërkimit për nivelin e besueshmërisë së ndërmarrjeve.
Industria e transmetimit të drejtpërdrejtë arriti zhvillim të shpejtë sidomos gjatë epidemisë COVID-19. Që nga marsi, regjistrimi mujor i drejtpërdrejtë arriti një rekord të lartë. Në maj, numri u rrit në 2877, ose 684 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Transmetimi i drejtpërdrejtë mbulon një gamë të gjerë fushash, përfshirë tregtinë elektronike, lojëra në internet dhe argëtimin. (Albana)