2020-06-17 21:16:35 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Administrata e Trump-it ka paditur ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton për të bllokuar botimin e një libri për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se përmban informacione që konsiderohen sekrete shtetërore dhe do cenonin sigurinë kombëtare të SHBA-së nëse do bëheshin publike.
Padia vjen pas paralajmërimeve të presidentit Donald Trump se Bolton-i mund të përballet me një "çështje kriminale" nëse nuk ndalon botimin e librit.
Administrata thotë se Bolton-i nuk ka paraqitur një përmbledhje para botimit për të siguruar që dorëshkrimi nuk përmban informacion të klasifikuar.
Por avokati i Bolton-it tha se Shtëpia e Bardhë po përdor shqetësimin e sigurisë kombëtare si pretekst për të censuruar ish-këshilltarin. (Albana)