Trump-i njofton pakësimin e trupave amerikane në Gjermani në 25 000

2020-06-16 10:43:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se numri i trupave amerikane në Gjermani do të pakësohet në 25 000, për shkak të shpenzimeve të pamjaftueshme të Gjermanisë për mbrojtjen. Tani në Gjermani ka rreth 35 000 trupa amerikane.

Trump-i i ka kërkuar "Pentagonit" të zvogëlojë praninë ushtarake amerikane në Gjermani brenda shtatorit, gjë që ka shkaktuar kundërshtimin e ligjvënësve amerikanë.

Javën e kaluar, 22 anëtarë republikanë të Kongresit e paralajmëruan Trump-in se tërheqja e ndjeshme e forcave në Europë do t'u shërbente interesave të Rusisë dhe do të cenonte sigurinë kombëtare të ShBA-së. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore