Grupi turistik gjerman TUI rifillon biznesin

2020-06-16 21:56:03 CRI Komenti juaj Printoni

Me lehtësimin e kufizimeve të udhëtimeve në Evropë, grupi turistik TUI rifilloi një pjesë të paketave turistike për pushimet veriore, deklaroi të mërkurën kompania.

Tregu evropian, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën, Holandën dhe Zvicrën, do të rifillojë funksionimin për një numër të kufizuar të destinacioneve të pushimeve që nga mesi i qershorit ose fillimi i korrikut, sipas TUI-s.

Pjesa tjetër e tregut dhe e destinacioneve evropiane, si Britania dhe vendet nordike, do të përfshihen më vonë. TUI theksoi se javën e kaluar rezervimi për pushimet verore shënoi rekord.

Programi i TUI-së për pushimet verore tani u rezervua 25 për qind. Çmimi mesatar do të rritet deri 14 për qind, në përkrahje të rifillimit të funksionimit të biznesit me likuiditet, sipas TUI-së.

Dy fluturimet e para nga Gjermania për në Majorka nisën operimin të hënën. Sipas TUI-së, 20 fluturime të tjera do të vijojnë në ditët e ardhshme. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore