CIIE-ja e tretë e Kinës me sipërfaqje më të madhe ekspozimi

2020-06-16 21:40:22 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas organizatorëve, sipërfaqja e Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të jetë 360 mijë metra katrorë.

Kjo sipërfaqje do të ndahet në gjashtë pjesë për të shfaqur ushqime dhe produkte bujqësore, automjete, pajisje teknike, mallra konsumi, pajisje mjekësore dhe produkte të kujdesit shëndetësor, si dhe tregti shërbimesh.

Gjatë veprimtarisë do të shtohen katër nënndarje të veçanta për shëndetin publik, transportin e zgjuar, ruajtjen e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, së bashku me mallrat sportive.

Ekspozita e sivjetshme importit do të mbahet në Shangai nga 5-10 nëntor. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore