2020-06-16 21:33:43 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Autoritetet e Koresë së Jugut thonë se Koreja e Veriut ka shkatërruar një zyrë ndërlidhëse ndër-koreane në qytetin kufitar të Kaesong me një shpërthim.
Zyra e ndërlidhjes u hap në shtator 2018 për komunikimin midis dy Koreve, në përputhje me Deklaratën e Panmunjom-it.
Deklarata u nënshkrua nga presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe udhëheqësi i lartë Koresë së Veriut Kim Jong Un pas samitit të tyre të parë në 27 prill 2018 në fshatin e armëpushimit, Panmunjom.
Zyra e përbashkët e ndërlidhjes ishte mbyllur përkohësisht që nga janari për shkak të shpërthimit të COVID-19. (Albana)