Kinë, inflacioni pritet të zbutet më tej

2020-06-16 21:09:11 CRI Komenti juaj Printoni

Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) të Kinës, një matës i rëndësishëm i inflacionit, pritet të zbutet më tej këtë vit, tha të martën një zyrtare.

Kina ka një bazë të fortë për ruajtjen e çmimeve të qëndrueshme të konsumit pasi hapësira e saj për makropolitikat është e bollshme, mëkëmbja e prodhimit industrial dhe bujqësor përparon mirë dhe furnizimi i produkteve kryesore të konsumatorit mbetet i mjaftueshëm, tha Meng Wei, zëdhënëse e Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës në një konference për shtyp.

Në gjysmën e dytë të vitit, çmimet e ushqimeve, që përbëjnë gati një të tretën e CPI-së së Kinës, në përgjithësi do të mbeten të qëndrueshme përkundër luhatjeve të pritura sezonale të çmimeve për perime dhe fruta, sipas Meng.

"Çmimet e mishit të derrit parashikohet të tkurren më tej me luhatje të mundshme për shkak të faktorëve sezonalë ose pushimeve", tha ajo, duke theksuar se rifillimi i prodhimit të mishit të derrit po ecën me një vrull të mirë dhe numri i derrave të lindur në ferma ka ardhur duke u rritur.

Të dhënat zyrtare treguan se CPI-ja e Kinës u rrit me 2.4 për qind në maj në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, një rënie e lehtë nga rritja prej 3.3 për qind në prill. Në pesë muajt e parë, CPI-ja u rrit mesatarisht me 4.1 për qind me bazë vjetore.

Kina ka vendosur objektivin e saj të rritjes së CPI-së në rreth 3.5 për qind për vitin 2020, sipas një raporti të punës qeveritare. (Albana)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore