Spanja do të hapë para kohe kufijtë për vendet e "Shengenit"

2020-06-15 11:13:36 CRI Komenti juaj Printoni

Spanja do të hapë kufijtë për vendet e zonës "Shengen" të Bashkimit Evropian më 21 qershor, dhjetë ditë para datës së shpallur më parë.

Spanja është ende e mbyllur për turistët, por ata që lejohet të udhëtojnë nga jashtë, duhet të kalojnë një karantinë 14-ditore.

Qeveria spanjolle kishte thënë më parë se do të lejonte turistët e huaj të hynin në Spanjë më 1 korrik pa vetëkarantinim.

Ishujt Baleare planifikohet të fillojnë pritjen e turistëve gjermanë sot si pjesë e një programi prove.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore