Franca planifikon të lehtësojë kufizimet

2020-06-15 09:56:37 CRI Komenti juaj Printoni

Franca po përshpejton planet për të lehtësuar kufizimet e vendosura lidhur me koronavirusin e ri.

Restorantet dhe kafenetë në Paris do të lejohen të rihapen plotësisht që nga e hëna.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha:

"Faza e re do të na lejojë të përshpejtojmë rimëkëmbjen ekonomike, dhe kemi nevojë për këtë. Ne duhet ta rifillojmë plotësisht ekonominë tonë, duke mbrojtur ata që kanë më shumë nevojë."

Ai shtoi se barra e kostos për vijimin e punës së kompanive dhe për t'i mbajtur njerëzit në punë nuk do t'u kalojë familjeve nëpërmjet taksave.

Qeveria parashikon se ekonomia franceze do të ulet me 11 për qind sivjet. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore