CMG-ja: Ekonomia kineze vijon mëkëmbjen

2020-06-15 20:19:21 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtoria Shtetërore e Statistikave e Kinës publikoi të dhënat mbi ekonominë kombëtare në muajin maj. Në përgjithësi, treguesit kryesorë kinezë janë në përmirësim të vazhdueshëm dhe ekonomia kineze, përpara presioneve gjigante brenda e jashtë vendit, ka treguar një elasticitet të madh dhe po rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Me stabilizimin e bazës ekonomike, të dhënat ekonomike në muajin maj kanë treguar disa pika të dukshme.

Së pari, konsumi është përmirësuar më tej. Me kontrollin e fuqishëm të epidemisë, shitjet në tregun kinez janë përmirësuar për 3 muaj radhazi. Niveli i shitjeve me pakicë është afruar me nivelin e një viti më parë. Shitjet me pakicë në internet kanë regjistruar zhvillim të vrullshëm. Krahas kësaj, edhe shitja e automjeteve dhe produkteve kozmetike dhe sportive kanë regjistruar një rritje të shpejtë mbi 10%.

Kjo tregon që në treg gjigant me 1.4 miliardë banorë, konsumi do të jetë lokomotiva e rritjes ekonomike të Kinës. Kryeekonomisti i Bankës Gjermane, Michael Spencer u shpreh që mëkëmbja ekonomike në Kinë "ka lënë një përshtypje shumë të thellë" dhe përmirësimi i kërkesës së brendshme pritet të ndihmojë ekonominë kineze të shënojë rritje me 5-6% në tremujorin e 2-të të vitit.

Krahas këtyre, edhe sektori i teknologjisë së lartë është bërë motor i ri për rritjen ekonomike. Prodhimi i produkteve si printer 3D, ora Smart, shtyllat për karikimin e automjeteve me bateri kanë shënuar rritje mbi 70%. Ekonomia digjitale ka paraqitur gjallëri të fuqishme nën gjendjen epidemike, duke treguar efektet e përpjekjeve të Kinës për zhvillim të nxitur nga novacioni.

Në një kohë kaq sfiduese, nevojitet më shumë hapje. Një Kinë që ngul këmbë për multilateralizëm dhe globalizëm, jo vetëm ka aftësi për mëkëmbje të vazhdueshme të ekonomisë kombëtare, për realizimin e objektivave të zhvillimit ekonomik të këtij viti, por gjithashtu ka besim se do ta kalojë vështirësinë së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe do të injektojë gjallëri për rritjen ekonomike të botës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore