Kinë, përmirësohen treguesit kryesorë ekonomikë në maj

2020-06-15 18:08:12 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave, në muajin maj, Kina ka zbatuar konkretisht masat për rifillimin e prodhimit dhe biznesit dhe treguesit kryesorë ekonomikë janë në përmirësim të vazhdueshëm.

Në sektorin e prodhimit, vlera e shtuar industriale e ndërmarrjeve të mëdha në vend shënoi rritje me 4.4% në muajin maj ose 0.5% më shumë se në prill. Treguesi i prodhimit në sektorin e shërbimeve shënoi rritje me 1%, ndërsa në prill ky tregues u tkurr 4.5% në prill.

Për nivelin e kërkesës në muajin maj, vëllimi i përgjithshëm i mallrave të konsumit regjistroi rënie me 2.8%, ose 4.7% më pak se në muajin prill. Nga janari deri në maj, investimet në asetet fikse regjistruan rënie 6.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shifër është 4% më e ulët se në periudhën janar-prill.

Kryeekonomisti i Bankës Zhongyuan, Wang Jun u shpreh se në maj, treguesit kryesorë ekonomikë shënuan rritje të vazhdueshme dhe gjendja ekonomike vazhdon të mëkëmbet.

"Në muajin maj, të dhënat ekonomike si për konsumin, investimet apo prodhimin tregojnë se rëniet po ngadalësohen dhe rritjet po shpejtohen. Në aspektin e prodhimit shohim që rritja e vlerës së shtuar industriale po shpejtohet, si rritje në prodhim, teknologji të lartë, telekomunikacion kompjuterik dhe pajisje të tjera elektronike. Nga ana e kërkesës, rëniet në konsum vijojnë të pakësohen," tha Wang Jun.

Analistët theksojnë se tani gjendja epidemike jashtë Kinës dhe ekonomia botërore janë të ndërlikuar, kështu që ekonomia e brendshme kineze përballet ende me sfida.

Lidhur me këtë, Wang Jun u shpreh:

"Parashikojmë që vlera e shtuar industriale do të vazhdojë të mëkëmbet, por kjo rritje mund të pakësohet në një farë mënyre dhe kërkesat e brendshme të vendit do të mëkëmben gradualisht. Tani, mund të shohim që goditjet ndaj investimeve në përgjithësi kanë përfunduar dhe konsumi ndoshta mund të luhatet."

Mrekulli
Lajmet Kryesore