2020-06-15 17:18:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Panairi i 127-të i Import-Eksportit i Kinës, i njohur gjerësisht si Panairi i Kantonit, nisi të hënën në internet. Kjo është hera e parë që panairi tregtar dhjetëravjeçar, i provincës kineze Guangdong mbahet në mënyrë virtuale.
Panairi i këtij viti në internet, i cili do të zgjasë 10 ditë, ka tërhequr rreth 25 mijë ndërmarrje në 16 kategori me 1.8 milion produkte.
Panairi do të ofrojë shërbime gjatë gjithë kohës, duke përfshirë ekspozita në internet, promovim dhe negociata, sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së Tregtisë së Jashtme të Kinës, Li Jinqi.
Mbajtur për herë të parë në vitin 1957, Panairi i Kantonit është një barometër i rëndësishëm i tregtisë së jashtme të Kinës. (Albana)