CMG-ja: Politikanët amerikanë të mos shtiren sikur flenë

2020-06-14 12:25:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit gazeta meksikane "El Financiero" publikoi në uebsajtin e vet një artikull, ku shtrohet pyetja "A është Meksika përgjegjëse për raundin e ri të epidemisë në ShBA?"

Këtë herë politikanët amerikanë kanë filluar të hedhin baltë ndaj Meksikës, sepse pjesa më e madhe e rasteve të reja të sëmundjes së COVID-19 në ShBA është në lagjet hispanike. Ndaj Shtëpia e Bardhë dyshon se kjo valë e re e sëmundjes "është importuar nga Meksika". Sipas të dhënave të publikuara nga qyteti i Nju-Jorkut në prill, 34 % e të vdekurve nga epidemia e koronavirusit të ri në këtë qytet ishin hispanikë. Gazeta "New York Times" vuri në dukje në uebsajtin e vet që hendeku në fushën e shëndetësisë ndërmjet afroamerikanëve e hispanikëve me grupet e tjera është shkaktuar nga "pabarazia lidhur me pasurinë dhe mundësitë gjatë historisë".

Në një koment të CMG-së thuhet se arsyeja është diskriminimi racial, por politikanët amerikanë e hedhin përgjegjësinë te viktimat. Meksika është e pafajshme, sepse në mars, ShBA-ja dhe Meksika nënshkruan marrëveshjen mbi hyrjen në kufi të personelit jothelbësor dhe shkëmbimet njerëzore mes dy vendeve u pakësuan shumë. Në sfondin e përhapjes së epidemisë, sektori i turizmit po tkurret dhe është e padrejtë që ShBA-ja fajëson turistët meksikanë se kanë sjellë koronavirusin e ri në ShBA.

Shumë specialistë vunë në dukje se rritja përsëri e epidemisë në ShBA ka disa arsye. Ashish Jha, drejtor i Institutit të Shëndetit Ndërkombëtar në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit, mendon se arsyeja e parë është që miliona njerëz udhëtuan në të gjithë ShBA-në gjatë Ditës së Përkujtimit në fund të majit. Së dyti, në mbarë ShBA-në po zhvillohen demonstrata kundër dhunës së policisë dhe diskriminimit racial.

Përveç kësaj, shumë shtete në ShBA kanë përshpejtuar rifillimin e veprimtarisë ekonomike në situatën që nuk është kontrolluar plotësisht epidemia, gjë që përbën rrezik për përhapjen e saj.

Këto tregojnë se situata e rëndë e epidemisë është shkaktuar ngaqë një pjesë e politikanëve amerikanë janë të paaftë dhe u kushtojnë rëndësi vetëm interesave të tyre.

Sipas të dhënave, vendet e Amerikanës Latine, sidomos Meksika e Guatemala, po bëhen viktima të "eksportit" të epidemisë nga ShBA-ja. Që nga shpërthimi i epidemisë, ShBA-ja ka riatdhesuar një numër të madh imigrantësh të paligjshëm nga Amerika Latine, që nuk janë testuar për koronavirusin e ri në vendet e tyre, duke përbërë kërcënim të mëtejshëm ndaj sistemit të shëndetit publik të këtyre vendeve. Në fillimin e majit u diagnostikuan me koronavirusin e ri 117 emigrantë guatemalas të riatdhesuar nga Shtetet e Bashkuara, duke përbërë 15 % të numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Guatemalë.

Tani numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në ShBA po vijon të rritet. Në komentin e CMG-së thuhet se lufta kundër epidemisë dhe rimëkëmbja ekonomike janë si një lojë shahu dhe asnjë vend nuk mund të përjashtohet. Nëse një vend nuk zgjidh problemet e veta, s'mund të shpëtojë jetën e njerëzve. Politikanët amerikanë nuk duhet të shtiren sikur janë në gjumë, e mbyll komentin e vet CMG-ja. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore