Kabul, katër të vdekur nga shpërthimi në xhami

2020-06-12 21:24:14 CRI Komenti juaj Printoni

Katër persona, mes të cilëve edhe një imam, mbetën të vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të premten në një xhami të Kabulit, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit Tareq Arian.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi në momentin kur besimtarët po grumbulloheshin në vendin e shenjtë për namazin e së premtes.

Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij shpërthimi.

Ky është sulmi i dytë që bëhet në xhamitë e kryeqytetit afgan në tetë ditët e fundit. Në sulmin e parë, ku Shteti Islamik u vetëdeklarua si përgjegjës, mbetën të vrarë një klerik i lartë dhe një besimtar. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore