Nepal, shumica e rasteve me COVID-19 në grupmoshën 21-30 vjeç

2020-06-15 10:31:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria nepaleze ka raportuar një numër të lartë të rasteve me COVID-19 te të rinjtë në moshë pune, sipas të dhënave të Shëndetit dhe Popullsisë së Nepalit.

Numri më i madh i infeksioneve COVID-19 është regjistruar në mesin e të rinjve të moshës 21- 30 vjeç, e ndjekur nga grupmoshat përkatësisht 11-20 vjeç dhe 31-40 vjeç, sipas ministrisë.

Prej të enjtes, rastet në mesin e gupmoshës 21-30 vjeç ishin 1792, që përbëjnë afro 39 për qind të rasteve të përgjithshme në vendin himalajan. Qeveria raportoi të enjten një numër të përgjithshëm të 4614 rasteve, 250 të të cilave ishin raste të reja.

Zyrtarët dhe specialistët nepalezë thanë se shkalla e lartë e infeksionit tek të rinjtë ka ardhur si pasojë e faktit se shumica e të infektuarve janë punëtorë migrantë që kthehen nga India.

Doktor Baburam Marasini, ish drejtor i Divizionit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve nën Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore, tha të enjten për agjencinë kineze të lajmeve "Xinhua" se përveç faktorit që vijnë nga India, prirja e të rinjve për dalë shpesh në ambjente të jashtme duke shkelur protokollin shëndetësor në krahasim me fëmijët dhe popullsinë e moshuar i bëri ata më të prekshëm ndaj koronavirusit.

"Shkalla e lartë e infeksionit në mesin e popullatës së re në moshë pune ka treguar gjithashtu se koronavirusi i ri infekton njerëzit e çdo grupmoshe," tha Marasini.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore