Rusia mirëpret tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania

2020-06-12 11:36:07 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ministria e Jashtme ruse përshëndeti planin e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr më shumë se çerekun e trupave amerikane nga Gjermania.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se kjo masë do të forcojë sigurinë në Europë.

Ajo shtoi se prania e madhe ushtarake amerikane në Gjermani është "një mbeturinë e Luftës së Ftohtë" dhe i bëri thirrje ShBA-së të heqë edhe armët e saj bërthamore strategjike nga Gjermania.

Siç njoftohet, presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar një plan për të pakësuar numrin e trupave amerikane në Gjermani nga 34 500 në jo më shumë se 25 000. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore