2020-06-12 11:22:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një gjykatë turke dënoi me tetë vjet burgim një të punësuar në konsullatën amerikane në Stamboll për dhënie ndihme ndaj një organizate të armatosur terroriste.
Metin Topuz, përkthyes dhe asistent i Agjencisë së Kontrollit të Drogave të ShBA-së, ka qenë në burg që nga viti 2017.
Ai akuzohet për lidhje me klerikun Fetullah Gylen, që gjendet në ShBA.
Ankaraja e ka fajësuar Gylenin për grushtin e shtetit të vitit 2016 dhe e ka përfshirë rrjetin e tij në listën e organizatave terroriste.(Zhang Yan)