Përse ka ndodhur katastrofa e të drejtave të njeriut në ShBA?

2020-06-11 21:22:17 CRI Komenti juaj Printoni

"Tani është koha kur ShBA-ja po përjeton shqyrtim dhe gjykim, ashtu si vetë ajo ua kishte bërë vendeve të tjera," shkruhet në një letër nga Unioni i Lirive Civile Amerikane (ULCA), një nga organizatat më të mëdha të të drejtave civile amerikane, drejtuar Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

ULCA-ja i kërkoi OKB-së që të zhvillojë hetime për aktivitetet e dhunshme të policisë amerikanë ndaj protestuesve dhe të kërkojë përgjegjësinë e qeverisë amerikane në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Në 10 ditët e fundit, vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka ndezur protesta mbarëkombëtare në ShBA me parullat "Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen".

Sipas një sondazhi nga "Wall Street Journal" dhe "National Broadcasting company", 80% e amerikanëve mendojnë që ShBA-ja e ka humbur rrugën. Përse ka ndodhur katastrofa e të drejtave të njeriut në ShBA? Sipas artikullit të Shoqata e Studimit për të Drejtat e Njeriut të Kinës, "Pandemia COVID-19 zmadhoi krizën e 'Të drejtave të njeriut të stilit amerikan'", reagimet egoiste, dritëshkurtër, të paefektshme dhe të papërgjegjshme ndaj pandemisë kanë shkaktuar tragjedinë e infektimit të afro 2 milionë amerikanëve dhe të regjistrimit të 110 mijë viktimave, duke u zbuluar problemet ekzistuese afatgjata dhe problemet që po përkeqësohen në ShBA, si përçarja e shoqërisë, polarizimi mes të pasurve dhe të varfërve, diskriminimi racor dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtave dhe interesave të grupeve të dobëta.

"Kjo e ka zhytur popullin amerikan në fatkeqësi të madhe të të drejtave të njeriut," shton artikulli.

Komisionerja e re e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, nënvizoi se gjatë protestave në ShBA, mbi 200 gazetarë u sulmuan, ndaluan ose arrestuan, pavarësisht se ata kishin shfaqur identitetin e tyre.

Senatori amerikan Tom Cotton nëpërmjet artikullit "Dërgoni ushtrinë" i bëri thirrje qeverisë që të shtypë me forcë protestuesit. "Fox News" përdori një tabelë për të treguar se gjatë dhunës së ushtruar ndaj afro-amerikanëve, tregu i aksioneve u rrit.

Uebsajti britanik "The Independent" bëri një koment, në të cilin shkruhet se ShBA-ja ka trumbetuar gjithmonë për respektimin e drejtave të njeriut, por ka injoruar përgjegjësinë e saj në këtë kauzë dhe ndaj jetës së popullit amerikan. Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se protestat masive shfaqën standardin e dyfishtë të Uashington-it.

Revista politike amerikane "Politico" bëri një artikull, ku vihet në dukje se nëse ShBA-ja e tanishme do të ishte një "vend tjetër", diplomatët amerikanë do fokusoheshin shumë, do t'i kërkonin qeverisë së vendit tjetër të lejojë protestat, madje do kritikonin forcat e policisë të atij vendi për sulmet ndaj gazetarëve. Në fakt, disa diplomatë amerikanë kanë pranuar se "dukemi si hipokrite" "jemi bërë objekt talljesh dhe mospërfilljesh". Një diplomate amerikane Molly Montgomery që ka punuar në Afganistan dhe Bosnjë- Hercegovinë tha se "ky është një moment i trishtë dhe një kohë për vetë-reflektim".

Sipas njoftimeve të 9 qershorit nga CNN-i, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nuk bëri asnjë koment për çështjen e diskriminimit racor në ShBA. Përkundrazi, në konferencën e shtypit të 10 qershorit, ai kritikoi përsëri çështjen e lirisë fetare të një vendi tjetër. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore