2020-06-11 18:49:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shoqata e Studimit për të Drejtat e Njeriut të Kinës publikoi të enjten një artikull me titull "Pandemia COVID-19 zmadhoi krizën e 'Të drejtave të njeriut të stilit amerikan'".
Reagimet egoiste, dritëshkurtër, të paefektshme dhe të papërgjegjshme ndaj pandemisë kanë shkaktuar tragjedinë e infektimit të afro 2 milionë amerikanëve dhe të regjistrimit të 110 mijë viktimave, thuhet në artikull.
Në këtë dokument janë zbuluar problemet ekzistuese afatgjata dhe problemet që po përkeqësohen në ShBA, si përçarja e shoqërisë, polarizimi mes të pasurve dhe të varfërve, diskriminimi racor dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtave dhe interesave të grupeve të dobëta.
"Kjo e ka zhytur popullin amerikan në fatkeqësi të mëdha të të drejtave të njeriut," shton artikulli.
Gjithashtu, vihet në dukje se qeveria amerikane ka injoruar paralajmërimet pandemike, ka vendosur në vend të parë interesat kapitale dhe ka politizuar përpjekjet antipandemike në përgjigjen ndaj COVID-19.
Pas shpërthimit të epidemisë në ShBA, disa politikanë amerikanë e përdorën virusin si një armë për të sulmuar kundërshtarët politik, e panë si një mundësi për të fituar pushtet dhe interesa të partisë, duke lënë në baltë sigurinë e jetës dhe të shëndetit të popullatës.
"Si rezultat, qeveria amerikane nuk arriti ta paralajmëroi si duhet popullin dhe dështoi në përgatitjen e konsumit potencial të burimeve mjekësore të shkaktuara nga pandemia, duke e çuar popullin amerikan në kufirin të infektimeve dhe vdekjeve," theksohet në dokument.
Në dokument theksohet gjithashtu se pabarazia brenda shoqërisë amerikane ka dalë plotësisht të zbuluar gjatë kësaj pandemie.
"Kjo pandemi e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e shtresës së ulët të shoqërisë amerikane dhe ka shtuar polarizimin mes të pasurve dhe të varfërve," thuhet në dokument, duke shtuar se përqindja e lartë e papunësisë e ka shtyrë klasën punëtore në një luftë për mbijetesë.
Artikulli thotë gjithashtu se të moshuarit janë bërë "viktima" të dështimit të qeverisë amerikane në betejën kundër pandemisë, po ashtu të pastrehët kanë mbetur në udhëkryq, fëmijët e varfër dhe fëmijët e emigrantëve ndodhen në një gjendje shqetësuese.(Xu Guang/Albana)