2020-06-10 21:27:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ditët e fundit, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shpifi kundër Kinës në propagandën mbi vdekjen e George Floyd-it.
Sipas vlerësimeve të CMG-së, vdekja e George Floyd-it zbulon diskriminimin racor të shoqërisë amerikane, gjë që ka ndezur protesta në shumë vende të botës. Funksionarë dhe 4 ish-presidentë amerikanë dënuan ngjarjet si dhe u organizuan shumë protesta të ashpra në vende të ndryshme të botës për të dënuar racizmin në ShBA. Sloganet e protestuesve në lagjet amerikane paraqesin arsyen e vërtetë. Deklaratat e rreme të Mike Pompeo-s janë shenjë e qartë e dobësisë në sistemin qeverisës të ShBA-së.
Deri më sot, numri i të prekurve me COVID-19 në ShBA ka arritur mbi 2 milionë, ndërkohë që vala e protestave në vend vazhdon. Por, Pompeo nuk përpiqet të rregullojë rrëmujën në "shtëpinë e tij", por shenjestron Kinën me shigjeta helmuese, për të shmangur kritikat e qytetarëve ndaj politikanëve amerikanë.
Qeveria kineze zbaton gjithmonë parimin diplomatik të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe nuk ka interes të ndërhyjë në politikën e brendshme amerikane.
Ndër taktikat mashtruese të disa politikanëve amerikanë me në krye Pompeo-n, shpifja ndaj Kinës mbetet më e spikatura. Në fund të muajit marsit, Pompeo u përpoq që koronavirusi të quhej si "Virusi i Wuhan-it" në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të G7-së, por ky etiketim nuk mori miratimin e vendeve të tjera pasi përmban nuanca raciste.
Ditët e fundit, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Samiti i G7-s do të shtyhet në shtator dhe "e ardhmja e Kinës" do të jetë një nga temat fokus të mbledhjes. Për këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova u përgjigj se "pa pjesëmarrjen e Kinës, çdo propozim i rëndësishëm global është i vështirë për t'u zbatuar."
Sipas artikullit të "New York Times" mbi arsyen e mospjesëmarrjes së Angela Merkel-it në Samitin e G7-s të planifikuar në fund të qershorit, janë cituar fjalët e funksionarëve të lartë gjermanë, "mospjesëmarrje në shfaqjen kundër Kinës" është një ndër arsyet kryesore.
Në fakt, sot komuniteti ndërkombëtar është zgjuar nga "dredhitë diplomatike" të Mike Pompeo-s dhe jo vetëm, dhe nuk mund të mashtrohet lehtë. (Xu Guang)