BE: Duhet të shtojmë fushat e bashkëpunimit me Kinën

2020-06-10 20:57:30 CRI Komenti juaj Printoni

Më 9 qershor, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe eurokomisioneri i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell Fontelles drejtuan bashkërisht videokonferencën e raundit të 10-të të Dialogut Strategjik të Nivelit të Lartë Kinë-BE.

Analisti i CMG-së tha se sivjet është një vit i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe nxitjes së njëzërshmërisë mes Kinës dhe Evropës.

Në gjysmën e parë të vitit, për shkak të pandemisë COVID-19 mënyra tradicionale e mbajtjes së mbledhjeve mes udhëheqësve kino-evropianë është ndryshuar në videokonferenca ose biseda telefonike.

Për shkak të masave antiepidemike si ndërprerja e prodhimit dhe mbyllja e disa vendeve, vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave Kinë-BE u ul 10.4% në tremujorin e parë.

Pandemia është një krizë, por gjithashtu edhe një rast për ndryshim. Nën sfondin epidemik, Kina dhe Evropa kuptuan më thellësisht nevojën e multilateralizmit dhe të tregtisë së lirë. Deri në fillim të qershorit, presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar 3 biseda telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe 4 me homologun francez Emmanuel Macron, duke bërë shkëmbime të thella për forcimin e besimit kino-evropian, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e bashkërendimit strategjik.

Përballë sfidave të shumta të epidemisë, Kina dhe BE-ja kanë mbështetur njëra-tjetrën reciprokisht. Në të njëjtën kohë, dy palët forcuan bashkëpunimin antiepidemik ndërkombëtar. Kryediplomati kinez Wang Yi tha në fjalimin e tij se Kina dhe BE-ja duhet të konsolidojnë mendimet unanime mbi multilateralizmin dhe të përmirësojnë në mënyrë të pandërprerë marrëdhënien dypalëshe.

Ditët e fundit, kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi në mbledhjen e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Këshillit Evropian se marrëdhënia me Kinën duhet të jetë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e diplomacisë së BE-së, jo vetëm në fushën tregtare. Duhet të pranohet se Kina ka një status në mesin e organeve ndërkombëtare dhe mund të zhvillohet bashkëpunim i mëtejshëm me Kinën në ndryshimin e klimës, mbrojtjen e mjedisit dhe në shëndetësi. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore