Britani, dyqanet do të rihapen më 15 qershor

2020-06-10 12:44:55 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet në Britani kanë deklaruar që dyqanet do të lejohen të rihapen që nga e hëna e ardhshme, nëse zbatojnë masat parandaluese ndaj koronavirusit të ri.

Sekretari i Biznesit Alok Sharma konfirmoi që bizneset jothelbësore do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri më 4 korrik.

Ndërkohë, sekretari i Arsimit Gavin Williamson shpalli se nxënësit e shkollave fillore në Angli do të rikthehen në banka vetëm në semestrin e ri në shtator.

Deri tani, në Britani janë konfirmuar 290 mijë të infektuar nga koronavirusi i ri, ndërsa numri i vdekjeve arrin në afro 41 mijë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore