Kina nuk do të marrë pjesë në të ashtuquajturat 'Bisedime trepalëshe Kinë-ShBA-Rusi mbi kontrollin e armëve'

2020-06-09 20:04:49 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying ritheksoi në një konferencë të rregullt për shtyp të mbajtur në Pekin më 9 qershor se Kina nuk do të marrë pjesë në të ashtuquajturat 'Bisedime trepalëshe Kinë-ShBA-Rusi mbi kontrollin e armëve'. Ajo shtoi se ky qendrim është i qartë dhe i vendosur.

I dërguar i posaçëm i presidentit amerikan për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, shkroi në rrjetin e tij Twitter se ShBA-ja dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për kohën dhe vendin për negociatat e kontrollit të armëve bërthamore. Kina është e ftuar, shkruan ai, duke pyetur se a do marrë pjesë Kina në këto bisedime me sinqeritet? Një tjetër zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se nëse pala ruse është e angazhuar për përfshirjen e Kinës në negociatat trepalëshe të kontrollit të armëve Kinë-ShBA-Rusi, Shtetet e Bashkuara nuk do të përjashtojnë mundësinë e zgjatjes së Traktatit për pakësimin e armëve strategjike sulmuese" me Rusinë.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Hua Chunying theksoi se:

"Pala kineze ka ndjekur nga afër deklaratat e ShBA-së për çështjen e zgjatjes së Traktatit për pakësimin e armëve strategjike sulmuese. Ky është një mashtrim nga ShBA-ja për të hequr përgjegjësinë ndaj vendeve të tjera. ShBA-ja u tërhoq nga grupi, u tërhoq nga Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për Çështjen Bërthamore iraniane, nga "Traktati i OKB-së për Tregtinë e Armëve" dhe së fundmi u tërhoq nga "Traktati i Qiejve të Hapur", ndërkohë që po diskuton çështjen e rifillimit të testeve bërthamore. Zyrtarët që flasin për 'Pjesëmarrje me sinqeritet' na dhanë një ndjesi qesharake dhe joreale." (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore