Nëndetësja kineze e telekomanduar vendos rekord të ri

2020-06-09 18:07:08 CRI Komenti juaj Printoni

Nëndetësja kineze e telekomanduar "Haidou-1" vendosi rekord të ri të zhytjes në thellësi të ujërave detare.

Ajo u zhyt në 10907 metra thellësi në Kanalin Mariana, një nga rajonet më të thella oqeanike në botë.

Studiuesit testuan zbulimin e thellësisë me precizion të lartë, funksionimin e makinerive, zbulimin dhe pozicionimin akustik dhe transmetimin e videos me qartësi të lartë.

Nëndetësja mblodhi mostra nga thellësia detare dhe filmoi pamje me qartësi të lartë të mjedisit gjeologjik.

Pas ekspeditës, nëndetësja është kthyer në provincën veri-lindore kineze Liaoning. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore