2020-06-09 14:37:45 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping shkoi të hënën për inspektim në lagjen "Kopshti i artë" të distriktit Litong të qytetit Wuzhong, në Rajonin Autonom Ningxia-Hui të Kinës Veriperëndimore.
Në këtë lagje, një e moshuar 71 vjeçe, Yu Lanhua, formoi grupin "Familja e vullnetarëve e Yu Lanhua-së" në vitin 2005, me qëllim zgjidhjen e konflikteve të banorëve të kësaj lagjeje dhe kujdesin ndaj të moshuarve dhe fëmijëve të mbetur në shtëpi. Xi Jinping-u gjithashtu pati një bisedë të ngrohtë me këtë anëtare të Partisë Komuniste, e cila i tregoi kryetarit të shtetit të Kinës se ky grup i vullnetarëve është shtuar tani, duke arritur në mbi 60 mijë anëtarë, nga shtatë në fillim.
Xi Jinping-u u gëzua shumë dhe vlerësoi lart përvojën e tyre në shërbimet vullnetare. (Xu Guang)