Wuhan, mostrat nga 300 rastet asimptomatike nuk kultivuan koronavirusin

2020-06-09 11:46:08 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni i Shëndetësisë i Wuhan-it tha të hënën që asnjë prej tamponëve ose mostrave të 300 rasteve asimptomatike nuk e kanë kultivuar koronavirusin e ri.

300 rastet u zbuluan gjatë testimit të acidit nukleik në tërë qytetin që nisi në maj.

Ekspertët besojnë se dendësia e koronavirusit në këto mostra është jashtëzakonisht e ulët ose nuk ekziston asnjë virus patogjen.

Ndërkohë, mostrat nga sendet personale të këtyre mbartësve, si furçat e dhëmbëve dhe peshqirët, kanë dalë negative pas testimit.

Edhe analizat për virusin të 1200 vetave në kontakt të ngushtë me këto 300 raste kanë dalë negative.

Mrekulli
Lajmet Kryesore