CNN: Policia amerikane qëllon më shumë njerëz sesa policia në vendet e tjera

2020-06-09 11:33:22 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të CNN-it, policia në Shtetet e Bashkuara qëllon, arreston dhe burgos më shumë njerëz sesa policia në vendet e tjera të zhvilluara.

Raporti thekson se ShBA-ja përbën një rast të veçantë të dukshëm për sa i përket policisë e drejtësisë penale dhe afroamerikanët preken në mënyrë shpërpjesëtimore.

Sidoqoftë, raporti shton se "është e pamundur të dihet saktësisht se sa njerëz vdesin nga policia në ShBA çdo vit", sepse nuk ekziston një bazë e vetme të dhënash mbarëkombëtare që përmban informacione të tilla.

Mrekulli
Lajmet Kryesore