OBSh-ja kërkon të mos ulet vigjilenca për pandeminë

2020-06-09 11:27:16 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të ndryshme që të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar koronavirusin e ri.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se pandemia është duke u përkeqësuar në nivel global:

"Megjithëse situata në Evropë po përmirësohet, globalisht është duke u përkeqësuar. Dje u raportuan më shumë se 136 000 raste, numri më i madh në një ditë të vetme deri më tani. Pothuajse 75% e rasteve të djeshme janë nga 10 vende, kryesisht në Amerikat dhe Azinë Jugore."

Eksperti i lartë i emergjencave i OBSh-së tha se infeksionet në vendet e Amerikës Qendrore janë ende në rritje dhe bëri thirrje për një udhëheqje të forte të qeverisë dhe mbështetje ndërkombëtare për rajonin.

Më shumë se shtatë milionë veta janë raportuar të infektuar me koronavirusin globalisht dhe mbi 400 000 kanë vdekur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore