"Huawei" rithekson se është një kompani e pavarur

2020-06-09 11:17:30 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i teknologjisë "Huawei" ka përsëritur se është një kompani private dhe që mund t'i besohen të dhëna të ndjeshme.

Nënkryetari i degës së "Huawei"-t në Mbretërinë e Bashkuar Jeremy Thompson thotë se kompania është e pavarur nga shteti kinez.

"Ne u përmbahemi ligjeve në vendet në të cilat veprojmë. Kjo do të thotë se nuk kemi nevojë të respektojmë ligjet e brendshme kineze kur jemi jashtë Kinës. Kurrë nuk na është kërkuar që t'i dorëzojmë të dhëna qeverisë kineze," u shpreh ai.

Qeveria britanike po bën një shqyrtim të ri lidhur me sigurinë ndaj "Huawei"-t, teksa kryeministri Boris Johnson është nën trysni për të ulur më tej rolin e kompanisë në rrjetin 5G të vendit.

"Huawei" u lejua të luante një rol të kufizuar në rrjetin 5G të Mbretërisë së Bashkuar në janar, pas një shqyrtimi të gjerë nga qeveria.

Por kompania u etiketua si një tregtuese "me rrezik të lartë" dhe iu lejua vetëm një pjesë tregu e shumta 35 për qind në rrjetin "jothelbësor" të Mbretërisë së Bashkuar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore