Së shpejti do të mbahet Raundi i 10-të i Dialogut Strategjik të Nivelit të Lartë Kinë-BE

2020-06-08 20:50:19 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying njoftoi sot se më 9 qershor, Kina dhe BE-ja do të zhvillojnë raundin e 10-të të Dialogut Strategjik të Nivelit të Lartë. Në dialogun e kësaj here, i cili do të jetë virtual për shkak të COVID-19, palët do të shkëmbejnë në thellësi pikëpamjet mbi marrëdhëniet Kinë-BE dhe çështje me interes të përbashkët.

Hua Chunying tha përmes një konference të rregullt për shtyp po atë ditë se ministri i Jashtëm Wang Yi do të zhvillojë dialog me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashme dhe Siguri, Josep Borrell.

"Prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe BE-së 45 vjet më parë, marrëdhëniet dypalëshe kanë bërë përparim të madh, duke sjellë përfitime të prekshme për popujt dhe duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe mbrothësinë botërore. Që nga shpërthimi i epidemisë COVID-19, Kina dhe Evropa kanë luftuar krah për krah. Me mbështetje të fortë dhe nxitje aktive të bashkëpunimint ndërkombëtar në luftën kundër epidemisë, ajo ka pasuruar konotacionin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-BE ".

Kina dhe BE-ja krijuan një mekanizëm strategjik dialogu të nivelit të lartë në vitin 2010 dhe tani kanë zhvilluar me sukses 9 raunde bisedimesh. Hua Chunying tha se kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë midis Kinës dhe Evropës dhe në forcimin e dialogut dhe të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.(Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore