Përballë fakteve të publikura nga Kina, trilluesit amerikanë më mirë të heshtin

2020-06-08 20:22:48 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të dielën librin e bardhë "Veprimet e Kinës kundër epidemisë së COVID-19", ku shtjellohen fakte të hollësishme për përpjekjet e pashembullta të Kinës në betejën antiepidemike. Përpara fakteve të publikura nga Kina, trilluesit amerikanë më mirë të heshtin.

Prej shpërthimit të COVID-19, Kina ka mbajtur gjithnjë një qëndrim të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm. Siç vlerësohet nga Presidenti i Sesionit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Tijjani Muhammad-Bande, Kina ka demonstruar një udhëheqje shembullore dhe transparencë maksimale në procesin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

Përkundër këtyre deklaratave, ka disa politikanë amerikanë që sulmuan dhe diskretituan Kinën dhe injoruan mesazhin e qartë që Kina i dërgoi bashkësisë ndërkombëtare në fazën e hershme të epidemisë, madje fshehën epideminë për përfitime personale. Përhapja e virusit ishte e padurueshme. Me kalimin e kohës njerëzit u zgjuan dhe kuptuan se zyrtarët e lartë të ShBA-së jo vetëm kanë goditur herë pas here specialistë, studiues dhe zyrtarë publik, të cilët kanë folur për situatën e epidemisë në vend, por gjithashtu kanë kërcënuar edhe gazetarët. Kjo ka vështirësuar marrjen e informacionit të duhur nga bota e jashtme dhe puna e gazetarëve është bërë pothuase si një "mision i pamundur". Në Shtetet e Bashkuara, kontrolli i gjendjes epidemike duket sikur ka dalë jashtë kontrollit, plus edhe protestat e shumta kundër racizmit dhe dhunës policore.

"Kina është një vend i prekur nga virusi dhe një kontribuese e luftës globale anti-epidemike. Ajo duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe jo të fajësohet."

Siç thuhet edhe në librin e bardhë, përballë armikut të përbashkët të njerëzimit, bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e bashkuar dhe të heqë dorë nga paragjykimet dhe arroganca. Në këto kushte, politikanët amerikanë të mos harxhojnë kohën me shpifje e akuza, por të punojnë më shumë për të lehtësuar dhimbjen e popullit amerikan!(

Mrekulli
Lajmet Kryesore