2020-06-08 20:03:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina reagoi pas akuzës së senatorit amerikan Rick Scott se Pekini po përpiqet të ngadalësojë ose sabotojë vendet perëndimore për zhvillimin e vaksinës COVID-19.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se senatori duhet të paraqesë prova për këto akuza.
Hua gjithashtu tha që hulumtimi dhe zhvillimi i një vaksine nuk është një garë midis Kinës dhe ShBA-së, por një betejë mes njerëzimit dhe koronavirusit novel. (Vera/Albana)