Ndërmarrjet do të gëzojnë më shumë përfitime në Portin e Tregtisë së Lirë Hainan

2020-06-08 20:01:41 CRI Komenti juaj Printoni

Subjektet e tregut do të gëzojnë një mori përfitimesh në investime, taksa dhe qasje në treg kur zhvillojnë biznes në Portin e Tregtisë së Lirë Hainan, tha të hënën kreu i provincës Hainan Shen Xiaoming.

Aplikimin për licencë dhe miratimi i qeverisë nuk do të kërkohet për industritë që nuk janë të ndaluara me ligj ose me standarde të detyrueshme, tha Shen gjatë një konference për shtyp në Pekin.

Investimet e huaja do t'i nënshtrohen një sistemi menaxhimi që kombinon trajtimin kombëtar para-themelimit dhe një listë negative të caktuar për Portin e Tregtisë së Lirë, duke ulur më tej kufizimet dhe ndalimet në bazë të zonave të tregtisë së lirë, tha Shen.

Ndërmarrjet vendëse të regjistruara në Portin e Tregtisë së Lirë do të nxiten të mbledhin fonde duke lëshuar aksione jashtë vendit. Porti do të ofrojë përfitime nga taksat për firmat që operojnë në sektorë të tillë si turizmi, shërbimet moderne dhe teknologjia e lartë duke përjashtuar taksën e të ardhurave të ndërmarrjeve për të ardhurat nga investimet e tyre të drejtpërdrejta jashtë vendit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore