Drejtësia në zbatimin e ligjit nga policia amerikane është vetëm retorikë

2020-06-08 14:16:22 CRI Komenti juaj Printoni

Që kur zbatimi i dhunshëm i ligjit nga policia e qytetit të Mineapolisit në Shtetet e Bashkuara çoi në vdekjen e afroamerikanit George Floyd, njerëzit e kanë shprehur dhimbjen në mënyrën e tyre.

Përveç kësaj, gjatë ditëve të kaluara, njerëzit në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të protestojnë kundër dhunës policore dhe pabarazisë raciale, ndërsa reflektojnë edhe për problemet e diskriminimit racial dhe dhunës policore në Shtetet e Bashkuara përgjatë shumë viteve. Problemi i trajtimit të padrejtë dhe të dhunshëm të afroamerikanëve po bëhet gjithnjë e më i spikatur, dhe të dhënat e dëshmitë e ndryshme të dhunës policore kundër afroamerikanëve po ekspozohen gjithnjë e më shumë.

Sipas "New York Times"-it, në Mineapolis, ku më pak se 20 % e banorëve janë afroamerikanë, 60 % e atyre ndaj të cilëve policia vendore ka përdorur forcën ishin me origjinë afrikane. Që nga viti 2015, policia e Mineapolisit ka regjistruar 11 500 raste të përdorimit të forcës policore, 6 650 nga të cilat ndaj afroamerikanëve. Për krahasim, të bardhët, të cilët përbëjnë rreth 60 % të popullsisë së përgjithshme të Mineapolisit, përbëjnë vetëm 2 750 prej këtyre rasteve.

Raporti gjithashtu thekson se në pesë vjetët e kaluar, policia e Mineapolisit përdori forcën kundër afroamerikanëve shtatë herë më shumë se ndaj të bardhëve.

Njerëzit me prejardhje afrikane ka qenë shënjestra më e shpeshtë e forcës policore.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara publikoi një studim në vitin 2015, që tregon se 3.5 % e afroamerikanëve ishin kërcënuar nga forca jovdekjeprurëse në kontakt me policinë, ndërsa të bardhët zinin vetëm 1.4 %. Dy shifrat janë në kontrast të dukshëm.

Një anëtar i bordit të organizatës "Komunitetet e bashkuara kundër brutalitetit policor të Minesotës" tha se që nga viti 2012, ka pasur më shumë se 2 600 ankesa civile kundër policisë së Mineapolisit, por vetëm ndaj 15 policëve janë marrë masa disiplinore dhe dënimi më i rëndë ka qenë vetëm 40 orë pezullim nga puna i papaguar.

Keith Metz, një profesor i studimeve afroamerikane dhe afrikane në Universitetin e Minesotës, tha se kur viktima e forcës së policisë është një i bardhë, rezultati i pritshëm i gjykimit është arrestimi dhe dënimi i kryerësit të veprës penale, ndërsa kur viktima është afroamerikan, rezultati i pritshëm është arrestimi i policëve të bardhë, ndërsa ndjekja penale e dënimi janë më pak të rreptë.

Metz tha se drejtësia në shoqërinë amerikane nuk është e barabartë për të gjithë. Për të njëjtin incident, afroamerikanët gjithmonë trajtohen në mënyrë jo të drejtë. Nëse vazhdon një "drejtësi e bardhë" e tillë, drejtësia amerikane nuk do të jetë bindëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore