2020-06-08 11:27:47 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte urdhëruar tërheqjen e trupave të Gardës Kombëtare, të dislokuar në Uashington për të përballuar protestat.
Trump-i shkroi në "Twitter" se e dha urdhrin, për shkak se situata në kryeqytet është nën kontroll.
Ai shtoi se anëtarët e Gardës Kombëtare do të tërhiqen, por mund të rikthehen shpejt nëse është e nevojshme.
Një personel ushtarak me uniformë kreu të shtunën e kaluar misionin e mbrojtjes së Shtëpisë së Bardhë, kur mijëra protestues zhvilluan një demonstratë kundër vrasjes së George Floyd-it.
Të premten, kryebashkiakja e Uashingtonit Muriel Bowser i shkroi Trump-it të heqë praninë e jashtëzakonshme të trupave policore federale dhe atyre ushtarake.
Në të njëjtën kohë, Garda Kombëtare e kryeqytetit bëri të ditur se po heton nëse ishte e përshtatshme të përdoreshin helikopterët e vet, kur forcat ligjzbatuese dëbuan të hënën e kaluar protestuesit nga Shtëpia e Bardhë.
(Zhang Yan)